Analisti Shpëtim Nazarko rrëfeu se edhe pse i përket një familje të persekutuar krijoi marrëdhënie të mira me Ramiz Alinë, duke e cilësuar këtë të fundit si politikanin më profesionist në historinë e Shqipërisë në 30 vjet.

Në intervistën në emisionin “Dola te Ola” në “News 24” Nazarko foli mbi takimin me Mihail Gorbaçovin të cilin pati mundësinë ta takojë në Tiranë duke qenë se ai ka qenë president i shkollave të shahut në botë për fëmijët. Ndërsa u kthye pas në fëmijëri ai tregoi raportet me të atin.

“Ne kemi qenë një familje e persekutuar. Unë vetë kam lindur në internim në Lushnje. Im at ka bërë rolin e mësuesit. Më ka mësuar që 5 vjeç shkrim e këndim. Megjithëse ishte vet me 2 klasë. Më ka rrahur vetëm njëherë në jetën time kur doja të regjistrohesha në bibliotekë sepse ai shikonte që mundësitë tona do ishin të kufizuara dhe unë e gënjeva dhe nuk vajta në bibliotekë, por pas kësaj të rrahure vajta në bibliotekë”, u shpreh Nazarko në intervistë.

Ndërkohë teksa në studio u shfaq fotoja me Ramiz Alinë ai e cilësoi politikanin më profesionist në historinë e Shqipërisë në 30 vjet. Nazarko tregoi se e ka çuar edhe në kopshtin e shtëpisë së tij dhe me humor iu ka thënë prindërve ta vrisnin pasi ai e kishte lënë pa shkollë. Nazarko tha se familjarët e tij ishin çuditur pasi për mbi 10-15 vjet i ishin lutur Ramiz Alisë për shkollën e tij dhe të Mentorit.

I pyetur për zgjedhjen e tij për të mos u martuar, Nazarko u shpreh: “Në momentin që ndërton shtëpinë duhet të jesh gati me tjetrin ta bësh. Kam qenë tip individual dhe kam preferuar që vuajtjet ti mbaja në kurrizin tim dhe jo ti shpërndaja”, tha Nazarko që u shpreh se prindërit e kanë qortuar pafundësisht për këtë zgjedhje. “Edhe tani që jam në moshë të kaluar, kur vjen ndonjë në shtëpi i thonë, thuajini atij të martohet që nuk ka më asnjë vlerë. Kjo është jeta, ndonjëherë ngec në hullitë e saj”.

Sipas Nazarkos, fotografia e librit “Ligji i ri i ruajtjes së energjisë dhe teoria e unifikimit” në thelbin e tij mishëron çdo gjë. Më tej shtoi se një formë të këtij libri e ka paraqitur në një konferencë në Kretë ku ishin mbi 1000 shkencëtarë, dhe në “La sapienza”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here