Në qarkun e Korçës vijon numërimi i votave për kandidatët e partive.

Nga 72 Qendra Votimi të numëruara nga 427 që janë në total, te Partia Demokratike më i votuari është kandidati i katërt në listë Bledjon Nallbati me 2398 vota, më pas Marjeta Halili me 1730 vota, Edmond Spaho me 888 vota dhe Ervin Salianji 702 vota.

Ndërkohë në Partinë Socialiste më e votuara është ministrja Olta Xhaçka me 2958 vota edhe pse e pesta në listë, pas saj është Niko Peleshi me 1656 vota dhe i treti Ilir Topi me 1519 vota.

Nga 11 mandatet që ka Korça, PS ka marrë 6 dhe PD-AN 5.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here