Një person i dënuar për një vr.asje në 1993 dhe më pas u arratis nga burgu, është arrestuar dhe ekstraduar nga Belgjika në vendin tonë.

“Interpol Tirana me Interpol Bruksel arrestuan në Blegjikë dhe ekstraduan drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç”, tha policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “vra.sja me dashje”.

NGJARJA

Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M.

Shtetasi G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vde.kjen e menjëhershme.

Më datë 19.01.1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here