Detaje të reja nga ekzekutimi me 15 plumba i Delon Troqes mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se, familjarët e traumatizuar nga vdekja e 38-vjeçarit kanë dhunuar një mjek reanimacioni.

Kujtojmë se, pas të shtënave me breshëri kallashnikovi kanë qenë të afërmit e Troqes të cilët e kanë gjetur atë të shtrirë në tokë në derën e garazhit, duke shpërthyer në ulërima ‘O Delon, o Delon’.

Viktima u dërgua në spitalin e Vlorës, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë të afërmit e viktimës, të cilët kanë shoqëruar në spital 38-vjeçarin kanë qëlluar me grushte mjekun e reanimacionit, shtetasin M.B, pasi ai ndërroi jetë.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here