P.anik në Elbasan. Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka al.armuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme pasi ka hipur tek rrapi në qendër të qytetit.

Personi në fjalë, pasi kishte hipur në Rrapin e Bezistanit, kërcënonte se do të hidhej prej aty. Teksa tund pemën dhe thotë që është vetëm me dy duar dhe do të hidhet. Më pas bërtet me të madhe: Parti Enver,jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vd.es për partinë.

Kaq mjaftoi që qytetarët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit sinjalizoi edhe zjarrfikësen. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e RENEA-s, të cilat bënë të mundur që ta zbresin burrin nga pema.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here