O Injorant! Ina e Përputhen nuk kursehet fare: I kthehet keq Saimirit të love story

0
22





Në dukje një postim i këndshëm Shën Valentini, por në të vërtetë shkaktoi debat të konsiderueshëm në rrjetet sociale. Nisur nga 14 shkurti, festa e dashurisë, Saimir Kasemi i “Love Story” shkroi:

“Gëzuar Shën Valentinin të gjithë grave në botë”.

“Është gjë 8 marsi?” shkroi shumëkush.

Në mesin e tyre, reagoi edhe ish-pjesëmarrësja e “Për’puthen”, Ina Kollcaku.

“Ja dhe një injorant që mendon se Shën Valentini është festa e grave. S’po merrem me anglishten e tij, po ja quaj lapsus”, shkroi Ina.

Më tej shton:

“Ose mund të mendojë edhe që plasem ne të gjitha për këtë dhe na e uroi! Jo o vllai! Është skenar tjetër ai. Seksist!”

Ajo çka duket se e ka revoltuar Inën në lidhje me postimin në fjalë është pikërisht urimi i Saimirit, dedikuar thjesht dhe vetëm grave, duke përjashtuar kështu burrat në ditën e të dashuruarve, çka e ka shtyrë atë ka konsiderojë seksist. Lidhur me lapsusin e shumëpërfolur të anglishtes, Saimiri gabimisht shkroi “woman” në vend të “women”.

“Love Story” po shkon drejt fundit dhe kanë mbetur vetëm 3 vajza për të fituar zemrën e Saimirit. Meri, Generda dhe Xhesi janë tre vajzat që mundën të mbërrinin deri në finale dhe vetëm njëra prej tyre do të ketë mundësinë që të krijojë një lidhje të bukur dashurie me “princin modern”.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here