O lulet e nënës çfarë më bëtë



Dera e familjes Gushi mbylli dyert përgjithmonë, pasi katër anëtarët e saj u përcollën ditën e sotme për në banesën e fundit, pas perplasjes në aksin Fier-Vlorë.

Eduarti, Silvana, Eva dhe Anastasia, u vajtuan sot nga të afërmit e tyre, ndërsa nëna e Silvanës mes dhimbjes thërret ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’.

Ceremonia mortore u krye në fshatin Dukas Coban, aty ku familja Gushi jetonte përpara se të emigronte në Greqi.

Familja me 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre u shuan mëngjesin e djeshëm në një aksi dent në autostradën Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga perplasja e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23.

Aksidenti dyshohet se ka si pasojë goditjen e fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”, duke shkaktuar vde.kjen e menjëhershme të 3 anëtarëve të familjes dhe të vajzës së tyre të vogël, disa minuta më pas, pasi ajo u nxorr nga automjeti i copëtuar.

Share




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *