Një ngjarje tragjike u shënua në SHBA ku një psikologe në Uashington qëlloi për vdekje vajzat e saj binjake shtatëvjeçare, ndërsa ata flinin dhe më pas vrau veten.

Gjatë kontrollit në shtëpi, policia zbuloi trupat e 55-vjeçares, Michele Boudreau Deegan dhe vajzave të saj, një ditë pasi një person që jetonte aty pranë njoftoi policinë se ata kishin vdekur.

Një hetim fillestar zbuloi se Deegan ishte përfshirë në një mosmarrëveshje kujdestarie mbi fëmijët, që besohej të ishte motivi i saj kryesor vrasjes.

Deegan, një psikoterapiste, postoi disa artikuj në lidhje me ‘prindërit narcistë’ në faqen e saj në Facebook, disa orë para krimit. Miqtë thanë se Deegan i adhuronte fëmijët e saj, por vuante nga çështje të shëndetit mendor.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here