Ogerta Manastirliu zbulon se kur nis vaksinimi për personat mbi 18 vjeç



Më 29 dhe 30 qershor, të gjithë të rinjtë mbi 18 vjeç janë të lirë të vaksinohen, në qendrat e vaksinimit masiv. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk jemi imunë ndaj COVID!

“Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që  datat 29 dhe 30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha Manastirliu.

Vaksinimi masiv në Shqipëri është bërë me vaksinën kineze Sinovac, ndërsa sasi të Pfizer, Sputnik dhe AstraZeneca janë përdorur për kategori të ndryshme të popullsisë. Deri më tani, numri i të vaksinuarve është 922,886 dhe objektivi i shpallur nga qeveria është 1 milion të vaksinuar.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *