Oh zot cfare cmendurie, mjere femijet e gjore/32 vjecarja kerc.enonte vjehrren ne cel prej muajsh, ndersa dy femijeve te gjore i….

0
4276

This post has already been read 4265 times!

TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar 9 persona, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, si kultivim i lëndëve narkotike, drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dhe për mashtrim.

Sipas policisë 4 shtetas përkatësisht E.H. 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, E.H. 25 vjeç,  B.H.68 vjeç dhe L.K.25 vjeç akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë policia bën të ditur se në pranga ka rënë dhe shtetasja Dh.S., 32 vjeçe, e cila akuzohet se  ka kanosur vazhdimisht vjehrrën nëpermjet telefonit si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj fëmijëve të saj.

Njoftimi i policisë 

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 9 shtetas për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative dhe kontrollit masiv të territorit, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, shërbimet e Policisë në afërsi të banesave të shtetasve E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, kanë konstatuar bimë narkoitke të kultivuara.Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., 25 vjeç, në rrugën e “Elbasanit”, gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Dh.S., 32 vjeçe, pasi vazhdimisht ka kanosur nëpermjet telefonit vjehrrën e saj dhe për një periudhë kohe prej 3 muajsh ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijeve të mitur të saj, si dhe ndaj vajzës së kunatit të saj.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve A.I., 28 vjeç dhe Rr.H., 34 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit;

L.Sh., 33 vjeç, K.Zh.,28 vjeç, dhe M.S., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here