10 vite pas tragjedisë së 21-Janarit, Prokuroria e Tiranës ka vendosur rifillimin e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës, vrasje që mbeti pa autor dhe për plagosjen e 2 protestuesve të tjerë.

Aleks Nika është një nga 4 viktimat e protestës së 21 janarit të thirrur nga Partia Socialiste që ishte në opozitë në atë kohë. Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here