Olti Curri zbulon se Anxhela Peristeri i ka mbuluar vetë shpenzimet e performancës në “Eurovision”: “Është një buxhet jo i vogël!”

Anxhela Peristeri na përfaqësoi të gjithve denjësisht në “Eurovision”, duke u vlerësuar si një nga përfaqësueset më të mira të vendit tonë. Me një këngë shumë të bukur, zë që dridhëroi skenën por edhe performancë të paparë ajo na bëri krenarë të gjithve. Duke u ndalur te performanca, vlen të theksohet se vendi ynë u shfaq në festivalin europian me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë.  Mirëpo, publiku nuk e dinte se Anxhela ka paguar vetë për performancën e saj.

Ishte tekstshkruesi i këngës Olti Curri, ai i cili ka zbuluar se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës. Në një intervistë për “Tempora”, Olti tregoi se nuk bëhet fjalë për një buxhet të vogël. Më tej, ka shtuar se Anxhela ka punuar gjatë gjithë kohës pa u ndalur dhe nuk është ankuar kurrë.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës. Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, u shpreh Olti Curri.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *