“Origjina e koronavirusit”, Fauci befason me deklaratën e tij; mediat e huaja: Evolucion i mendimit

Dr. Anthony Fauci u shpreh “i bindur” se COVID-19 është i zhvilluar natyrshëm dhe bëri thirrje për një hetim të hapur mbi origjinën e virusit.

Në një artikull, FoxNews e ka vlerësuar opinionin e Faucit si “një evolucion në besimet e mjekut mbi origjinën e koronavirusit nga ato gjatë vitit të kaluar”.

Pyetjes: “Ekziston ende një turbullirë rreth origjinës së COVID-19, kështu që unë doja të pyesja, a jeni akoma i sigurt se ai u zhvillua natyrshëm?”- eksperti i lartë i sëmundjeve infektive i është përgjigjur: “Jo në të vërtetë”.

“Unë nuk jam i bindur për këtë, mendoj se duhet të vazhdojmë të hetojmë se çfarë ndodhi në Kinë derisa të vazhdojmë të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”, tha shprehimisht Fauci.

“Sigurisht, njerëzit që e hetuan atë thonë se ka të ngjarë të ishte dalja nga një rezervuar kafshësh që infektonte atëherë individë, por mund të ketë qenë diçka tjetër dhe ne duhet ta zbulojmë atë. Pra, ju e dini, kjo është arsyeja pse thashë unë jam krejtësisht në favor të çdo hetimi që shikon origjinën e virusit”, vijoi më tej Fauci.

“A do të mund të thoni kategorikisht para këtij grupi që virusi COVID-19 nuk mund të ketë ndodhur me kalim serial në një laborator?”, e kishte pyetur senatori Rand Paul, Faucin, gjatë një seance dëgjimore të Senatit të martën e kaluar.

Dhe Fauci nuk e përjashtoi në mënyrë të qartë një mundësi të tillë: “Unë nuk kam ndonjë dhënë të asaj që kinezët mund të kenë bërë dhe unë jam plotësisht pro çdo hetimi të mëtejshëm të asaj që ndodhi në Kinë”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ndryshe, zyrtarët e administratës Trump kanë argumentuar prej kohësh se ka shumë mundësi që COVID-19 të ishte rezultat i një rrjedhje laboratori.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi teorinë e rrjedhjes nga laboratori “jashtëzakonisht të pamundur” javën e kaluar, por edhe Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i OBSH-së, ka thënë që vlerësimi i ekipit hulumtues nëse virusi hyri në popullatën njerëzore pas një incidenti laboratorik nuk ishte “mjaft i gjerë” dhe kërkon hetim të mëtejshëm.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *