‘Osht ka des aty, e kan lan pa aparatura’-qytetari nga Shkodra denoncon mjekët: Ma mir me e qit jasht

0
14





Lekë Staka, nga Shkodra ka denoncuar shërbimin që po i bëhet xhaxhait të tij në pavijonin Covid të Shkodres, teksa ka treguar për mediat se të moshuarit të infektuar, infermierët i kanë hequr aparaturat me pretendimin se është stabilizuar.

Nipi i pacientit të moshuar thotë se tashmë i kanë thënë se do e shtrojnë në reanimacion.

“Kena problem se nuk i vënë aparaturat atje është duke vdekur, e kena pru prej Tirone edhe e kanë lënë pa aparatura e me vdek, po me covid është. Tash thonë po e çojmë në reanimacion, për ça? Me e lënë me vdek? Më mirë me e qit jashtë, ku reanimacioni ku nuk i kanë vënë aparaturat asifije deri tash. Tash katër ditë është shtru. Erdh infermierja i mori aparaturat i tha je shumë mirë, e kanë lënë me hangër bukë këtu. Ka nejt 4 ditë në Tiranë e kanë sjellë këtu, pse ia merr aparaturën: Se kena pru me hangër bukë këtu ne e kena pru se është sëmurë, axhë e kam vëllanë e babës, 70 vjeç. Kena kontaktu me mjek por nuk i kanë pru aparaturën“, tha ai për mediat.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here