Ish-konkurrenti i PërPuthen, Elvis Lushi, nuk është përmbajtur në emisionin ‘Glamour Zone’ ku ka nxjerrë zbuluar konkurrentët me të cilët ka hatërmbetje.

Ester Bylyku: Gjithnjë kam dashur ta di, a nuk të vjen inat kur konkurentët që ti i ke miq bëjnë tatuazhe në vende të tjera dhe nuk vijnë tek ty? (qesh).

Elvis Lushi: Më vjen inat. Edhe falas ua kisha bërë, i kisha dhënë edhe lekë, mjafton të vijnë tek unë, sepse  ne ndenjëm pesë muaj aty.

Ester Bylyku: Kulmi i mosmirënjohjes … (qesh)

Elvis Lushi: Kulmi. Dhe më e bukura është që sa kam qenë aty të gjithë kanë bërë nga një tatuazh, dhe asnjë nuk ka ardhur tek unë. Më thonin: Kur do na lësh ndonjë orar. Gjithmonë i thoja kur të duash, çmimin nuk e diskutoja. Shihja storyt ishin në vend tjetër. Cuditesha, thoja : ‘Ou, të ma bësh ti mua këtë? ‘ (qesh).


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here