Djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi ka mundur të thyej herësin e votave preferenciale duke siguruar një vend në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë përmes listës së Partisë Socialiste.

Rakipi ka arritur të mbledh 12241 vota preferenciale duke thyer herësin prej 12602 votash.

I riu pritet të marrë vendin e kandidatit me numrin më të vogël të votave në listë, të cilin aktualisht nuk mund ta përcaktojmë pasi gara është ende e hapur.

Dy të rrezikuarit për ta humbur mandatin e deputetit në Tiranë janë Eduard Shalsi dhe Fidel Ylli që janë më pak të votuarit. I renditur i 15-ti në Tiranë Ylli ka marrë deri më tani 1029 vota ndërsa Shalsi 1631 vota.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi, ai i cili arriti të thyente herësin dhe të siguronte mandatin e deputetit.

Si rezultat i përllogaritjeve kandidati në vend të sigurt i cili nuk nuk merr mandatin e deputetit nga demokratët në Elbasan është Eugen Isaj.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here