Pak kohë para zgjedhjeve, kandidatët për Shkodrën në kaos e paqartësi totale

0
15




Ndersa po afron data e publikimit te listes perfundimtare te kandidateve per deputet, demokratet dhe socialistet ne Shkoder jane zhytur ne kaos dhe paqartesi.

Ne kampin e djathte Helidon Bushati po e zhvillon i vetem deri me tani fushaten, pa asnje emer tjeter ne krah, sepse Lulzim Basha nuk ka caktuar ende emrat e tjere qe ti pervishen punes. Me se shumti profili qe ka zgjedhur Bushati eshte ai i kandidatit qe daljet, akuzat ndaj qeverise dhe takimet me grupe te caktuara interesi i ben i vetem, pa prezencen e drejtuesve te deges lokale dhe te pushtetit vendor.

Krejt profil tjeter ka ne kampin socialist, atje ku Ilir Beqaj ka zgjedhur ne kete periudhe te shmange daljet, aq me shume kur rajoni i Shkodres po perballet me permbytje dhe akuzat kane qene kryefjale e ketyre javeve, kryesisht ndaj qeverise.

Barren socialistet ne keto dite zgjodhen t’ja leshojne prefektes Majlinda Angoni e cila ka qene e vetmja prezente ne terren duke u takuar me banoret si dhe duke kryer ndarjen e bazes ushqimore per bagetite.

Profil krejt tjeter kane partite e tjera, ato me te vogla te cilat po i zhvillojne takimet larg pranise se mediave, apo rrjeteve sociale, duke punuar ne fshehtesi, pasi ne mase ato synojne nje deri ne dy mandate.

Por frika me e madhe qe kane ne dy kampet e medha ata qe gezojne nje mandat deputeti, apo ata qe e kishin dhe e leshuan eshte rikonfirmimi ne lista. Ne mase si tek PD dhe tek PS ato e kane te pasigurte kete gje dhe levizjet e dy kryetareve po e deshmojne, por po ashtu edhe angazhimi i tyre qe ka kaluar ne hije te plote. Shkodra ne zgjedhjet e 25 prillit pritet te jete nje fushe beteje qe ne skene do te nxjerre emra te rinj dhe surprize ne te dy kampet, duke i dhene fushates nje tjeter orientim. /ShkodraNews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here