Kryeministri Edi Rama ndalesën e radhës për fushatën elektorale e ka në qarkun e Korçës. Këtë e ka konfirmuar vetë ai, i cili ndërsa shkon në qytetin juglindor ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me kandidatin për deputet të PS-së, Niko Peleshi, i radhitur i gjashti në listë.

Rama i ka kërkuar Peleshit që në mënyrë kategorike të mos lejojë grumbullimet masive, për të mos krijuar vatra infeksioni, pavarësisht faktit se militantët i kërkojnë të kundërtën.

Po ashtu kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar edhe kundërshtarin politik, kryedemokratin Lulzim Basha, i cili pjesë të retorikës së tij politike përmend faktin se do të heq traun në “Rrugën e Kombit”.

Diskutimi:

Rama: Jo. Organizime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim në qafë. Kjo është tmerr i madh. Këta po i marrin njerëzit në qafë. Janë komplet të papërgjegjshëm. Më mbytën edhe mua pse nuk mblidhemi dhe ne të tregojmë forcën. Më mirë në grupe të vogla se komunikojmë drejtpërdrejtë.

Po PD dhe LSI si janë?

Peleshi: Ata vazhdojmë me stilin e vjetër. Me deklarata shpifje, sulme personale, për njerëz të ndryshëm. Por nuk duam të biem në atë batak.

Rama: Ai tjetri thotë ne do të heqim traun. Tjetri andej do t’ju hapim rezervuarët. Po e pyet më. Unë rrugës jam. Shihemi atje.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here