“Pak qetësi”, Rama ndërpret fjalën gjatë thirrjes së ezanit në takimin elektoral në Librazhd






LIBRAZHD

Vijon me ritme të shpejta fushata elektorale në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ka respektuar thirrjen e ezanit, gjatë një takimi elektoral në Librazhd. Rama ka qenë duke folur para të pranishmëve, kur ka nisur thirrja e ezanit të drekës.

Menjëherë, kryeministri ka ndërprerë fjalën e tij dhe ka kërkuar pak qetësi, ndërsa në takim ka pllakosur heshtja, derisa ka mbaruar ezani.

“Pak qetësi. Patëm një respekt në lutjes dhe dëshiroj t’iu uroj të gjithë besimtarëve muajin e bekuar të Ramazanit”, tha Rama në fund.

Kujtojmë se muaji i Ramazanit ka nisur ditën e sotme dhe do të mbyllet me 12 maj.

.






Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *