Moti ekstrem ka përfshirë Francën ditët e fundit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në rrjete sociale është duke u publikuar një video, ku një tornado merr me vete gjithçka që i del përpara.

Raportohet se erërat e forta goditën komunën Verrieres de Joux në Haut-Dobus, në afërsi të kufirit me Zvicrën.

Personi që ka realizuar videon, ku shihen pamjet apokaliptike: “Nuk zgjati shumë, tornado lëvizi në drejtim të Zvicrës dhe ne mund të shihnim formën e rrotullimit të tornados.

Ishte ora 11:45. Ne pamë tornadon duke u shfaqur, pamë pemë që rrëzoheshin njëra pas tjetrës, dëgjuam zhurmën dhe pastaj pamë kulmin të shpërthente”.

Për fat të mirë bëhet e ditur se nuk është lënduar asnjë njeri e asnjë kafshë, nga tornado në fjalë.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here