Drejtuesi i një automjeti ka ndërruar jetë pak minuta më parë në në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, është përplasur me një autobus.

Aksidenti tra.gjik ka ndodhur rreth orës 17:22. “Land Rover-i” me targa italiane është goditur nga autobusi me targa të Kosovës. Në automjet udhëtonin babë e bir. Shoferi ka ndërruar jetë, ndërsa djali ka mbetur i pla.gosur. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as shkaqet e aksidentit.

Siç duket nga pamjet, makina është shkatërruar nga goditja e fortë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vde.kjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here