Pamje të rënda/ Ky shtet tronditet keq, tërmet tejet i fortë zgjon qytetarët të tmerruar – Korrieri.net


Nuk gjen qetësi toka. Një tërmet tejet i fortë ka shkundur bregun verilindor të Japonisë në mesnatë.

Bëhet me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

Mediat kanë publikuar dhe pamjet teksa ‘vendi lëkundet’.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëri  me dije se tërmeti goditi në një thellësi prej 47 kilometrash në Paqësor, pranë Ishinomaki, prefektura Miyagi, pranë epiqendrës së tërmetit të madh të marsit të 2011 që shkaktoi një cunam, duke vrarë më shumë se 18 mijë njerëz.

Agjencia USGS dhe Meteorologjike thanë se nuk kishte asnjë rrezik për cunam pas goditjes, e cila prodhoi dridhje të forta përgjatë pjesëve të bregdetit lindor dhe u ndje gjithashtu në Tokio.

Zyrtarët në Aomori, Fukushima dhe Iëate thanë se nuk ishte raportuar asnjë viktimë dhe transmetuesi publik NHK tha se nuk kishte raportime për dëme.

“>http://

 


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *