Pamje te tm errshme, 80 banore ne valbone te bllokuar, lumi del nga shtrati, mer perpara shtepite

0
200

This post has already been read 192 times!

Reshjet intensive në zonat veriore të vendit kanë bërë që Lumi i Sylbicës në bashkinë e Tropojës të dalë nga shtrati dhe të dëmtojë aksin Bajram Curr-Valbonë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, rëshqitjet e dherave e kanë bërë të pakalueshme rrugën, duke bërë që 80 banorë në zonën e Bjeshkëve të mbeten të izoluar.

Burime bëjnë me dije se kjo zonë është mjaft problematike me rifillimin e reshjeve dhe pastrami i përkohshëm nuk është zgjidhja por duhet ndërtimi i mureve mbajtës si dhe vendosja e rrjetave mbrojtëse. Pamjet janë gati apokaliptike, ku fuqia e ujit ka marrë përpara një shtëpi druri, si dhe ka dëmtuar rëndë ambientet e një lokali në këtë zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here