Situata me pandeminë, që po zgjat prej më shumë se një viti, ka qenë shumë problematike për artistët. Ata u përkasin kategorive ndër më të prekurat nga moszhvillimi i dasmave dhe koncerteve, të cilat mbeten ende sot burimi kryesor i të ardhurave për ta.

E me sa duket, kjo situatë ka shteruar financat e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, që njihet si milioneri i muzikës shqiptare. Ai ka ripostuar një rrjete sociale një deklaratë të tij ku shprehet se gjatë kësaj kohe i ka shpenzuar të gjitha paratë që kishte grumbulluar ndër vite.

“Fiks”, ka qenë komenti i tij si për t’i rivënë vulën deklaratës së dhënë në “Top Albania Radio”. Nuk dihet nëse bizneset e menaxhuara nga bashkëshortja, Andrra Destani, janë shndërruar në burimin parësor të të ardhurave në familje tashmë kur edhe shpenzimet janë rritur me ardhjen në jetë të djalit të dytë.

Por, duke pasur parasysh që biznesi i saj eshtë me fustane nusërie dhe eventesh, na mbetet vetëm t’i qajmë hallin Sinanit. Ndërkohë, familja e tyre është zgjeruar tashmë, pasi dy javë më parë Andrra solli në jetë djalin e dytë të çiftit.

Tashmë, Ansi është bërë vëllai i madh në familjen e këngëtarit Hoxha. Andrra e ndau këtë lajm të gëzueshëm me të gjithë nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Instastory”.

Lajmin për shtatzëninë e dytë, Andrra e konfirmoi vetëm pak muaj më parë, me anë të një seti fotografik që realizoi në periudhën e fundit të pritjes së ëmbël. Pasi ka festuar 5-vjetorin e martesës me Sinan Hoxhën, Andrra Destani pesë muaj më parë zbuloi dhe detaje nga jeta e saj si gruaja e këngëtarit të njohur, dhe menaxhimin e biznesit plot 600 mijë euro.

Andrra zbuloi më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, duke iu përgjigjur pyetjeve të kureshtarëve. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo u pyet se për çfarë arsye grindet më shumë me Sinanin.

“Kur Sinani thotë se jam xheloze!”, ishte përgjigjja e saj pa asnjë kompleks. Në një postim tjetër, ajo tregoi se dëshiron një familje të madhe, me tre fëmijë, ndërkohë që çifti janë prindër të dy djemve.

Pak kohë më parëm ata festuan 5-vjetorin e martesës me Sinanin, duke postuar foto nga dita e dasmës. Bashkë me fotot, ajo i bëri një dedikim special burrit të saj, ndërsa i shkruante: “5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pa kursim. Kemi bekimin e Zotit për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëritjetrit, gëzuar dashuri!”.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here