Parakalime të gabura, nuk pyeste për semafor/ Zbulohen e shkuara e pronarit te“Audit”






Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e sotme që i mori jetën ne vend 4 anëtarëve të familjes Gushi në aksin Vlorë-Levan, ku një makinë luksoze tip “Audi” u përplas me makinën e tyre tip “Toyota”.

Sipas Abc, makina “Audi”, e Igli Madanit, kishte tre gjoba në historikun e makinës, të marra për shkelje të rënda. Konkretisht për parakalime të gabuara dhe për semafor të kuq. Po sipas ABC, makina luksoze ishte në emër të babait të Iglit, biznesmenit Bashkim Madani.

Mësohet se automjeti që drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç, ishte me shpejtësi tepër të madhe në momentin që u përplas me makinën tip “Toyota” ku udhëtonte familja Gushi.  Shoferi i “Audit” mbeti i dëmtuar lehtë bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.






Previous articleNjë tjetër vend i BE heq kufizimet për shqiptarët, çfarë duhet të dini



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *