Categories: Uncategorized

Paralajmërimi i Brataj: Çfarë pritet të ndodhë në mesin e Tetorit

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë deklaratën e fortë se efekti i Covid-19 do të rritet sërish në mes të tetorit.

Sipas tij, virusi ka pësuar mutacion dhe nuk është ulur vala e infektimeve, por shenjat e tij.

Po ashtu Brataj tha se do të ketë trajtim në banesa për të sëmurët me COVID-19, në bashkëpunim me spitalin.

“Siç e kemi parë këto kohë, situata ka qenë e qëndrueshme. Mendoj se do të ketë një rritje fiziologjike, pasi nga mesi i shtatorit dhe këtej ndryshuan dhe kushtet.

Hapja e shkollave, ikja e verës, gjë që do e tregojë se shtimi i rasteve është në stanjacion. Si rezultat i verës, i ndjenjës në ambient të hapur dhe kushteve të tjera që ishin në disfavor të virusit. Tani me kushtet e tjera, favorizohet virusi. Virusi ka pësuar disa mutacione, që mund të kenë qenë pozitive për ne.

Jo në shtim virulencave në përhapjen e infeksionit, por në shenjat klinike. Kjo tregon se edhe pse shifrat janë të larta, të sëmurët janë më pak.

Nga mesi i tetorit do të duket rezultati i hapjes së masave me nisjen e shkollave në shtator. Tek 127 kemi mbërritur në minimumin e thirrjeve, në 1700. Dje pati 100 thirrje më shumë. Nga 14 shtatori e deri tani, jemi njësoj. E dimë se do të ndodh, e dimë se do të ketë raste. S’ka vend për panik.

Do të forcojmë masat që kemi këshilluar, distancimi, higjiena. Do të trajtojmë dhe COVID në banesa. Do e bëjmë në bashkëpunim me Infektivin. Trajtimi është falas për qytetarin. S’ka pse merr ilaçe shumë qytetari i prekur, është terapi me paracetamol. S’kanë pse të jenë kura kaq të shtrenjta.”, tha Brataj në një lidhje skype për ‘Neës24’.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

2 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

2 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

2 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

2 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

2 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

2 days ago