Paralajmërimi i fortë i Brataj: Çfarë pritet të ndodhë në mesin e Tetorit

0
25

This post has already been read 19 times!

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë deklaratën e fortë se efekti i COVID-19 do të rritet sërish në mes të tetorit.

Sipas tij, virusi ka pësuar mutacion dhe nuk është ulur vala e infektimeve, por shenjat agresive të tij. Po ashtu Brataj tha se do të ketë trajtim në banesa për të sëmurët me COVID-19, në bashkëpunim me spitalin.

“Siç e kemi parë këto kohë, situata ka qenë e qëndrueshme. Mendoj se do të ketë një rritje fiziologjike, pasi nga mesi i shtatorit dhe këtej ndryshuan dhe kushtet. Hapja e shkollave, ikja e verës, gjë që do e tregojë se shtimi i rasteve është në stanjacion. Si rezultat i verës, i ndjenjës në ambient të hapur dhe kushteve të tjera që ishin në disfavor të virusit. Tani me kushtet e tjera, favorizohet virusi. Virusi ka pësuar disa mutacione, që mund të kenë qenë pozitive për ne.

Jo në shtim virulencave në përhapjen e infeksionit, por në shenjat klinike. Kjo tregon se edhe pse shifrat janë të larta, të sëmurët janë më pak. Nga mesi i tetorit do të duket rezultati i hapjes së masave me nisjen e shkollave në shtator. Tek 127 kemi mbërritur në minimumin e thirrjeve, në 1700. Dje pati 100 thirrje më shumë. Nga 14 shtatori e deri tani, jemi njësoj. E dimë se do të ndodh, e dimë se do të ketë raste. S’ka vend për panik. Do të forcojmë masat që kemi këshilluar, distancimi, higjiena. Do të trajtojmë dhe COVID në banesa. Do e bëjmë në bashkëpunim me Infektivin. Trajtimi është falas për qytetarin. S’ka pse merr ilaçe shumë qytetari i prekur, është terapi me paracetamol. S’kanë pse të jenë kura kaq të shtrenjta.”, tha Brataj në një lidhje skype për ‘Neës24’.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here