Pas 15 vitesh bu.rg Rruzhdia rrëfen të vërtetën: Burrin tim e vr.au….dëgjova krismat, ishte ora 23:30

0
780

This post has already been read 25 times!

Një histori e rëndë ka dalë sot në pah. Ngjarja ka ndodhur në 1999 në Fier, ku një person ka mbetur I vrarë. Rruzhdie Dalipi ka rrëfyer sesi fatkeqësisht e ka kaluar rininë e saj pas hekurave.

Në një rrëfim për emisionin ABC e Mëngjesit, Rruzhdia kërkoi pafajësi pas 15 vitesh burg, ku u fut si bashkëpunëtore në vrasjen e bashkëshortit të saj, Përparimit. Ngjarja e rëndë, sipas asaj që u tregua në studio, ka ndodhur në vitin 1999, në Fier.

“Ishte ora 23.30, isha në gjumë. Dëgjova krisma automatiku, si në ’97 ishin. Ato ishin krismat që kishin vrarë burrin tim.”

Rrushdija tregoi, në rrëfimin e saj në studio, se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në shtëpinë e saj, e shtrirë për të fjetur. Dhe, sipas saj, banesa ku ajo ndodhej ishte 500-600 metra larg nga stani i deleve ku kishte ndodhur ngjarja.

Ajo rrëfeu po ashtu se babai i saj, kishte shtënë me automatik drejt bashkëshortit të saj të ndjerë, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë. Ajo shtoi se ka edhe dëshmitarë okularë që e kanë parë të atin, duke kryer krimin.

E pyetur se pse u dënur bashkë me të atin, Rruzhdia thotë se e futi në burg policia si bashkëpunëtore.

Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani, i pranishëm në studio, u shpreh se në dosjen e Rruzhdies ka shkelje të rënda.

“Këtu ka shkelje shumë të rënda. Nuk kuptohet se pse është bërë bashkëpunuese, nuk ka qenë fare prezente. Ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë… Akuza është e thatë. Ndoshta ka të bëjë prejardhja e zonjës. Dëshmitë nuk janë të gjitha të faktuara. Thuhet, i kemi thirrur dëshmitarët të dëshmojnë, po ato nuk janë paraqitur.”

Kurse, zonja Dalipi tregoi më tej se oficerët e policisë ndaj saj kanë ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikike me qëllim që ta pranonte autorësinë, por ajo këmbënguli që nuk e kishte pranuar kurrë.

Sa i përket të atit, avokati Cakrani u shpreh se ai e ka lënë të aluduar dhe e ka lënë të hapur mundësinë që Rruzhdia mund të ketë qenë e përfshirë

“Nuk dua të flas, e kam çupën time,” citohet të ketë thënë ai.

Në momentin kur u fut në burg, Rruzhdia ka pasur një vajzë tre vjeç e gjysmë, për të cilën ajo thotë se e ka rritur kunata.

Ndërsa avokati e ka marrë përsipër sfidën për ta riçelur çështjen, Rruzhdia bën apel për drejtësi.

“Kam humbur rininë time në burg, i bëj thirrje Ramës, që kam trokitur në dyert e drejtësisë dhe s’ma kanë çuar në vend. Kam 10 vjet që kam mbetur rrugëve, ma dogjën shtëpinë. Pa punë jam, me sezone punoj. E sëmurë jam.”

Avokati Cakrani thotë se Rruzhdia ka rënë viktimë e sistemit, dhe që si ajo mund të jenë në burgjet shqiptare minimumi 20 për qind e të dënuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here