Categories: Uncategorized

Pas 21 viteve martesë, gruaja ime donte që unë të shkoja me një grua tjetër në takim…

Pas 21 vitesh martesë, gruaja ime donte që unë të shkoja në takim me një femër tjetër për darkë dhe për të parë një film. Ajo tha: “Unë të dua, por e di që edhe kjo gruaja tjetër të do dhe do të dëshironte të kalonte pak kohë me ty.”

Femra tjetër që gruaja ime donte që unë ta takoja ishte MAMI im, e cila prej 19 vitesh është e ve. Duke qenë se jam i zënë shumë me punë dhe i angazhuar me fëmijët kam qenë i detyruar ta takoj shumë rrallë. Atë natë e mora në telefon dhe e ftova të dilte për darkë me mua e më pas të shikonim një film. “Çfarë ka ndodhur, a je mirë?”, pyeti ajo.

Nëna ime është lloji i gruas që dyshon se një telefonatë natën vonë ose një ftesë e papritur është një shenjë e një lajmi të keq. “Mendova se do të ishte e këndshme të kaloja pak kohë me ty”, iu përgjigja, “Vetëm ne të dy”. Ajo u mendua pak, dhe pastaj tha, “Unë do të kisha shumë dëshirë.”

Këtë të premte pas punës, shkova për ta marrë atë, isha pak nervoz. Kur mbërrita në shtëpinë e saj, vura re se edhe ajo dukej nervoze për takimin tonë. Ajo priste në derë me pallton e saj të veshur. Kishte lyer flokët dhe kishte veshur fustanin që kishte përdorur për të festuar përvjetorin e saj të fundit të martesës.

Ajo buzëqeshi me një fytyrë që ishte aq e ndritshme sa një engjëll. “U tregova shoqeve të mia se do të dilja me djalin tim për darkë dhe u bëri shumë përshtypje”, tha ajo kur po hipte në makinë, “Ato mezi po presin tu tregoj për takimin tonë”.

Shkuam në një restorant që, edhe pse nuk ishte shumë elegant, ishte i këndshëm dhe komod. Nëna ime më futi krahun sikur të ishte Zonja e Parë. Pasi u ulëm, më duhej të lexoja menunë. Sytë e saj mund të lexonin vetëm shkronja të mëdha. Gjatë kohës që po lexoja menunë, ngrita sytë dhe pashë mamin që rrinte ulur duke më parë. Një buzëqeshje nostalgjike ishte në fytyrën e saj.

“Dikur isha unë që lexoja menunë kur ishe i vogël sepse ti ende nuk kishe mësuar të lexoje”, tha ajo. “Atëherë është koha që të bësh pushim dhe tani unë kam rastin të të kthej nderin”, iu përgjigja. Gjatë darkës, patëm një bisedë të këndshme – asgjë të jashtëzakonshme thjesht duke i treguar njëri-tjetrit gjërat që kemi bërë kohët e fundit. Biseduam aq shumë sa kur u kujtuam ne, filmi kishte mbaruar. Kur mbërritëm në shtëpinë e saj ajo tha, “Do të dal në takim përsëri me ty, por vetëm nëse më lejon të të ftoj unë”. Unë pranova.

“Si shkoi takimi?”, Pyeti bashkëshortja ime kur u ktheva në shtëpi. “Shumë mirë. Shumë më mirë nga ç’mund ta kisha imagjinuar”, u përgjigja.

Pak ditë më vonë, nëna ime vdiq nga një atak kardiak në zemër. Ndodhi kaq papritur sa nuk munda të bëja dot asgjë për ta shpëtuar. Disa kohë më vonë, mora një zarf që kishte një faturë të të njëjtit restorant që darkuam unë dhe nëna ime.

Nga ana tjetër kishte një shënim që thoshte: “Kam paguar këtë faturë paraprakisht. Unë nuk isha e sigurt nëse do mundja të vija dot; por megjithatë, kam paguar për dy persona – një për ty dhe tjetrën për tët shoqe. Ti kurrë nuk do ta kuptosh se çfarë do të thotë ajo natë për mua. Të dua, djalë!”

Në atë moment kuptova rëndësinë e të thënit në kohë: “TË DUA” dhe për t’i dhënë të dashurve tanë kohën që ata meritojnë.

Mësimi:
Asgjë në jetë nuk është më e rëndësishme se familja jote. Jepu atyre kohën që meritojnë, sepse këto gjëra nuk mund të shtyhen për “një herë tjetër”.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago