Pas “Aventura”, Ronela Hajati vjen me projektin e radhës, zbulon detajet

Ronela Hajati nuk ka ndërmend të bëjë aspak pushim. Vetëm një javë pasi publikoi videoklipin e “Aventura”, këngëtarja bukuroshe ka nisur punën për projektin e radhës. Këtë, 31 vjeçarja e ka treguar vetë përmes një postimi në Instagram. Ronela ka publikuar një video nga xhirimet ku ka zbuluar edhe detaje për klipin e këngës që do të jetë bashkëpunim.

“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”. “’Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, shkruan Hajati.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ronela “thumboi” kolegët e saj, pasi fansat u shprehën të habitur se si “Avetura” nuk kishte arritur 1 milion klikime në Youtube brenda një dite siç ndodh me hitet artistëve të tjerë.

“Kam marr kaq shumë video e për këtë këngë si asnjëherë! Dhe pafund komente si nuk ke miliona klikime për një ditë…?Unë nuk kam pasur kurrë shifra të tilla për pak ditë! Sepse nuk i blej dhe çdo artist bën suport të çmendur në YT this is a fact! Madje dhe kur kam dashur t’i blej s’më bëhet. E di çfarë ka rëndesi? Që kur dal në skenë njerzëit i bërtasin refrenet e mia me gjithë shpirt!!! “AVENTURA ” is the masterpiece of having fun! RONELA JU DO!”, shkruante ajo në një postim në Instagram. /News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *