Pas rrebesheve të fundjavës moti pritet të marrë një kthesë të fortë gjatë ditëve në vijim duke na bërë të përballemi me temperatura vere.

Siç bëjnë me dije mediat greke, rajoni pritet të pushtohet nga rryma ajri të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat të shoqëruara edhe me rërë do të shkaktojnë një efekt të pazakontë në Shqipëri dhe Greqi duke sjellë temperatura 10 gradë më lartë se normalja.

Efektet maksimale do të jenë gjatë të shtunës dhe të dielës ku moti do të tregojë një fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo e ditëve që sapo kaluam.

 

/RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here