Pas dështimit total, Rama mashtron duke sulmuar Bashën

0
24




Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili e akuzoi se në këto tetë vite ka bërë vetëm propagandë ndërkohë që qytetarët vijojnë të jenë në çadra.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!.Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, shkruan Rama.

Ndërkohë ja vlen të kujtohet këtu se nën qeverisjen e PD nuk kanë qenë të bllokuara rrugët nga dëbora apo ngricat.

Dha kjo as në zonat më të thella të vendit.

Ndersa nën qeverinë Rama dëbora bllokoi jo vetem Shqiperinë malore, por edhe ate fushore dhe bregdetin.

Bllokime nga dëbora dhe ngricat në Lezhë, Elbasan, Shkodër, Vlorë nuk janë parë ndonjëhëre në Shqipëri, por ndodhën në 24 orët e fundit për shkak të dështimit të qeverisë në marrjen e masave për gjendjen e cila kishte ditë që paralajmërohej. Dhe nje situatë e tillë ndodhi kur në këto zona rashte e deborës ishin minimale. Kjo tregon se qeversijen e tij Rama e ka ngritur mbi bazën e propagandës dhe mashtrimit dhe aspak mi atë të punës.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here