Pas disa vitesh, në Tiranë pritet të ndodhë sot fenomeni natyrorë

0
25










Tirana do të zbardhet nga dëbora pas 4 vitesh. Parashikohet që reshjet e borës të përfshijnë kryeqytetin në orët në vijim, ndërsa bëhet me dije se reshjet e dëborës do fillojnë nga 2-6 cm dhe do të vazhdojnë deri paraditen e ditës së dielë.

Në orët në vijim, si pasojë e rënies së vlerave termike, pritet që harta e reshjeve të dëborës do të zgjerohet, duke përfshirë edhe zonat e ulëta si Elbasan, Berat dhe Tiranë. Kryeqyteti ynë, Tirana, do të marrë reshje dëbore duke filluar nga 2 deri në 6 cm, reshje që do të na shoqërojnë deri paraditen e ditës së dielë.

Reshjet e borës do të jenë të konsiderueshme kryesisht në zonën verilindore si në qytetet e Pukës, Peshkopisë, Kukësi. Po ashtu edhe Shkodra do të marrë reshje të pakta dëbore. Ndërsa më në juglindje, qytetet si Korça, Erseka dhe Pogradeci të marrin reshje të konsiderueshme dëborë, që do të shkojnë nga 40-45 cm.

Qafa e Llogarasë mbi 700 metra mbi nivelin e detit, pritet të marrë reshje dëbore, ndërsa pjesa tjetër nën 700 metra do të ekspozohet ndaj reshjeve të shiut. Duke qenë se nga e diela e në vazhdim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, pritet që edhe në zonën e Shkodrës dhe Nën-Shkodrës, të kemi pauzë të reshjeve, gjë që do të çojë në uljen e nivelit të ujit.

Moti për javën që vjen do të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë. Vlerat termike do të zbresin në -14 deri në -15 gradë.

Të gjitha këto kushte që po përjetojmë janë si pasojë e masave ajrore të ftohta që po zbresin nga veriu dhe verilindja e kontinentit europian drejt vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit,“, tha Hakil Osmani nga Shërbimi Metereologjik shqiptar.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here