Elhaida Dani është një nga këngëtaret shqiptare e cila ka fituar shumë kompeticione përfshirë edhe “The Voice of Italy” në mars të vitit 2013. Artistja 28-vjeçare ishte dje e ftuar në emisionin “Rudina” ku foli më shumë për karrierën e saj. Moderatorja e njohur e pyeti Elhaidën nëse asaj i nteresojnë më garat në këtë pikë të karrierës të saj dhe këngëtarja habiti me deklaratën e saj. Ajo theksoi se pas Eurovisionit në 2015-ën e ka ndjerë veten si kalë garash dhe duhet të ndalonte.

“E kam filluar karrierën time vetëm me festivale, vetëm me konkurse e gara, derisa arriti një pikë pas Eurovisionit që ndihesha jo si një këngëtare por si një kal garash që e merrje dhe vinin baste mbi ty e ti duhet të fitoje. Pas Eurovisionit e ndjeva që ishte momenti të ndaloja. Nuk mund të shijoja artin tim nëse ndjehem gjithmonë në kompeticion me dikë tjetër”, është shprehur ajo.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here