Fansat e Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë qenë me pikëpyetje të mëdha nëse çifti janë përsëri bashkë dhe lëvizjet e tyre gjatë fundjavës i kanë dhënë më shumë zë thashethemeve. Çifti u nda në tetor 2019 dhe që nga ajo kohë kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë si prindër për vajzën e tyre Stormi Webster. Mirëpo, kohët e fundit, thashethemet e rikthimit u ndezën nga “Entertainment Tonight” në fillim të majit, kur një burim shpjegoi se ata gjithmonë kanë pasur një lidhje të fortë e kimi dhe momentalisht janë duke i dhënë njëri-tjetrit një shans të dytë. Që atëherë, dyshja janë fotografuar në Disneyland dhe madje kanë bërë postime të shumta në shoqërinë e njëri-tjetrit në mediat sociale. Po tani? Ata e kaluan fundjavën së bashku duke bërë “luftë” me ujë me Stormin. Duket romantike! Në videot e postuara në Instastory, Kylie shihet duke ikur nga Stormi dhe Travis ndërsa ata mbushnin tullumbacat me ujë, përpara se t’i hidhnin në drejtim të saj.

Një burim i tha “People” se Kylie dhe Travis vazhdojnë të kalojnë shumë kohë familjare së bashku, duke shtuar se Jenner është shumë e lumtur me Scott.

Ata nuk po ushtrojnë asnjë presion në marrëdhëniet e tyre. Ata shkojnë mirë dhe gjërat janë të shkëlqyera. Ata të dy duan të jenë sa më të pranishëm për Stormi. Kylie dhe Travis kanë punuar shumë për të krijuar një situatë të shkëlqyer familjare. Ata e duan njëri-tjetrin. Të gjithë janë shumë krenarë për atë se sa të pjekur janë. Stormi është vajza e vogël më e lumtur. E gjitha është në dobi të saj.

Epo urojmë që Kylie dhe Travis tu japim fansave lajmin që duan!

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here