Pas Klevis Balliut dhe Eduart Kaprit, anëtarësia e PD në qarkun e Korçës eleminon edhe ish-deputetin

0
24

This post has already been read 19 times!

Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar ditën e sotme për kandidatët q ëdo të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Votimi ka prodhuar rezultate surprizë në degën e Pogradecit, ku është eleminuar nga anëtarësia ish-deputeti Klevis Balliu, një nga zërat më aktivë në PD.

Mes të eleminuarve është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e anëtarësisë.

Ndërkohë një emër tjetër i njohur që është eleminuar është edhe ai i ish-deputetit Hekuran Hoxhalli në degën e Devollit.

Në Kolonjë u skualifikua vetëm Artur Nazarko, ndërsa 3 të tjerët do të vijojnë garën për të zënë një vend në listat e PD. Atje votuan 209 anëtarë, prej të cilëve 105 votuan kundër Artur Nazarkos, 46 kundër Fatimr Gudës, 36 kundër Soelto Lartit dhe 22 kundër Marjeta Halilit.

Edhe në listën e kandidiatev për deputete në degën e Korçës kanë kaluar të gjithë deputetët, edhe pse emri i Dritan Shanos ishte më i kontestuari. Shano ka marrë 268 vota kundër duke shpëtuar për 7 vota.

Dega Korçë konfirmohen emrat:

1. Adrian Maho

2. Andrea Mano

3. Dritan Shano

4. Gjergji Gjata

5. Gjergji Mero

6. Kiço Tane

7. Kristi KoçIbelli

8. Landi Gushi

9. Ledina Aliolli

10. Mateo Balli

11. Metin Venxha

12. Nikollaq Doku

13. Sorina Koti

14. Suela Myrtollari

Dega Maliq konfimohen emrat:

1. Alfred Gega

2. Elidjon KollçInaku

3. Ervin Salianji

4. Magdalena Hoxha

5. Xhevdet Belishta

Dega Pogradec konfirmohen emrat:

1. Anila Hysenbegasi

2. Arjan Malcellari

3. Armant Zerka

4. Erald Kapri

5. Erlis Çela

6. Genti Çela

7. Oligert Mucollari

8. Selaudin Jakupllari

Dega Kolonjë konfimohen emrat:

1. Fatmir Guda

2. Marjeta Halili

3. Soelto Larti

Dega Devoll konfirmohen emrat:

1. ARBEN KAMBO

2. ARTUR AGOLLI

3. BLEDJON NALLBATI

4. VALTER MIZA

5. VOJSAVA BREGU

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here