Ishte ndryshkur e ishte bere sa nuk shihej me sy, e ndaj e kishin lene ne nje cep te shtepise pa menduar se brenda saj fshihej thesari.

Per shume vite, ishte menduar se kjo kuti metalike qe ishte hedhur pas disa pemëve në oborr, ishte pjesë e një kabulli apo kutie elektrike. Por nuk ishte kështu.
Matthew dhe Maria Colonna-Emanuel zbuluan vetem kohet e fundit se ajo ishte një kasafortë brenda së cilës gjendeshin 52 mijë dollarë kesh, flori dhe diamantë. Dhe historia sesi e zbuluan, e çfarë bënë më pas është e pabesueshme.
Ata e panë kutinë prej metali mes disa pemëve, kur u zhvendosën në shtëpinë e tyre në Staten Island, në New York, por nuk i dhanë kurrë rëndësi.

“Mendova se ishte kuti elektrike“, tha për CNN, Matthew Colonna-Emanuel.

Disa kohë më vonë, kur pemët që ndodheshin në bahçen e tyre u dëmtuan pak, ata kishin një pamje më të qartë të kutisë. Pavarësisht kohës, ajo ishte tejet rezistente. Vendosën që ta nxirrnin dhe ishte pikërisht në këtë moment kur kuptuan se bëhej fjalë për një kasafortë të vjetër të ndryshkur.

Brenda saj gjetën para të lagura dhe shumë bizhuteri në një qese plastike.

“Me qindra bizhuteri, diamantë, unaza fejese… ishte befasuese”, tha Matthew.

Brenda kishte gjithashtu një copë letër me një adresë, që i përkiste njërit prej fqinjëve.

“Fillimisht trokita në derën e tyre dhe i pyeta nëse i kishin grabitur ndonjëherë dhe ata pohuan se po”, tha Matthew.

Sipas Departamentit të Policisë së New York, fqinjët e çiftit kishin raportuar për një grabitje një ditë pas Krishtlindjes në vitin 2011. E vetmja gjë që ishte marrë nga banesa e tyre kishte qenë pikërisht kasaforta. Policia tha se brenda saj kishte një sasi të madhe parash, bizhuteri dhe sende të tjera, me vlerë totale prej 52 mijë dollarësh.

Në atë kohë, pronares së kasafortës iu tha se nuk do t’i shihte më kurrë sendet e saj me vlerë, por 8 vjet më vonë, falë familjes Colonna Emanuels, ajo i rigjeti sërish.

Matthew tregoi më tej për CNN se fqinja e tyre nuk mundi ta besonte se pasuria e saj ishte gjetur.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here