Pas ndarjes, tre vite nuk e pashë djalin! Ish-burri më ka kërcënuar me jetë… –

Marjeta Dedja ka rrëfyer momentet që i është dashur të konfrontohet me ish-bashkëshortin e saj për të marrë djalin, pavarësisht se Gjykata ia kishte dhënë asaj të drejtën për ta mbajtur.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ajo ka treguar se ka arritur që me përmbaruesin ta marrë djalin në shtëpinë e saj, pasi i ati nuk e kishte lënë për plot tre vite ta takonte të birin.

“Ai nuk më linte që ta shihja djalin. Nuk e kam parë për tre vite. E shihja vetëm fshehurazi në shkollë. Kam frikë. Flasim për këto ditët e fundit, nga kërcënimet që bën mund të ma marrë djalin. Kërcënimin me jetë ma ka bërë edhe në prani të |Policisë. Nëse do jetë nevoja do ta denoncoj, por deri tani nuk kam dashur për hir të djalit,”-tha Marjeta Dedja.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *