“Do t’i pështyja në fytyrë!”- kështu deklaroi Fationi për Melisën para pak kohësh në një intervistë duke na lënë të mendojmë se marrëdhënia e tyre nuk ka asnjë rrugë për tu rregulluar. Fationi ishte i pari që zbuloi lidhjen e Melisës me Andin. Ndonëse ai nuk e përmendi emrin e ish-konkurrentit dha gjitha indiciet që publikoi të zbulonte për kë bëhej fjalë. Si gjatë emisionit, ashtu edhe pas largimit Fationi ka hedhur akuza dhe ka bërë deklarata të forta për Melisën. Andaj, atë që ka thënë së fundmi askush nuk e priste.

I ftuar në “Natë Vere”, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të, duke na lënë të kuptohet se ka ende gjëra për të cilat e vlerëson. Ai i bëri një kompliment asaj, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.

“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”- tha Fationi.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here