Pas prishjes së fejesës, Oriola Marashi nuk i kursen “thumbat” ndaj Eros Grezdës

“Përralla” mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës përfundoi pak kohë më parë.Modelja dhe futbollisti prishën fejesën dhe planet për martesë për shkak të distancës dhe keqkuptimeve të shpeshta prej largësisë duke qenë se ylli i “GUESS” nuk dëshironte ta linte karrierën e saj.

Ndërkohë që të gjithë sa po mësoheshim me faktin që çifti është ndarë, Eros duket se na kërkuar një rikthim, por Oriola nuk ka pranuar. Madje, ajo e ka “thumbuar” keq ish-të fejuarin e saj në Instagram.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ish në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe.”- shkruhet në thënien që ka ndarë modelja në InstaStory.

Kujtojmë se pas fejesës, ajo dhe Eros u zhvendosën në Kroaci, por gjatë kësaj kohe ylli i “GUESS” po jeton në Itali.Për shkak të angazhimeve të saj profesionale si modele, Oriolës i është dashur të zhvendoset në shtetin fqinj. /News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *