Pas protestave për orën policore në Vlorë, reagon kryeministri Edi Rama





Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bizneseve në Vlorë që kërkojnë ndryshim të orës policore dhe zgjatje të fashës orare për lejimin e muzikës. “Të gjithë ata që duan të kërcejnë dhe të këndojnë gjatë natës mund të organizohen në natyrë dhe pika të tjera ku nuk i shqetëson njeri.”- shkruan ai në një status në Twitter.

Nga nesër në lokale, muzika do të lejohet deri në orën 23:00. Rama shprehet se në Lungomare nuk ka muzikë por ndotje akustike të tme.rrshme, duke shtuar se e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk mund të fitojë mbi pjesën tjetër që duan zhurmën e detit.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tme.rrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *