Britney Spears është aktualisht personi më i komentuar pasi ditën e djeshme bëri para gjykatës rrëfimin tronditëse për kujdestarinë e babait të saj. Ajo tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga i ati, Jamie Spears. Këngëtarja deklaroi se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte, teksa zbuloi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Ajo zbuloi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur… nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë. Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë – pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive”, tregoi Britney.

Artistja ka marrë mbështetjen e shumë figurave publike dhe fansave të saj teksa nuk ka munguar as reagimi i të dashurit Sam Asghari. Ai publikoi në Instastory një foto të një luaneshe që duket se simbolizon artisten pasi ai shpesh i është referuar Britneyt, si “luanesha” e tij.

Simboli i luanit është përdorur gjithashtu si një shenjë mbështetjeje për të midis fansave dhe anëtarëve të lëvizjes #FreeBritney. Më herët ai kishte postuar një foto ku shihet se ka veshur një këmishë në të cilën shkruhet “Free Britney”.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here