Duke filluar nga ky muaj, Malta do të fillojë të lehtësojë masat kundër koronavirusit. Njoftimi u dha nga kryeministri Robert Abela.

Lehtësimi gradual i kufizimeve do të fillojë në një kohë kur Malta po bën progres me procesin e vaksinimit se çdo vend tjetër i Bashkimit Evropian.

Abela deklaroi se shkolla do të hapen të hënën, ndërsa deri në 26 prill do të vlerësohet nëse mund të rihapen ato dyqane apo restorante që nuk ushtrojnë aktivitete thelbësore.

Meshat do të shërbehen në kisha përsëri nga 18 prilli. Abela theksoi se Malta ka në plan të hapë edhe sektorin e turizmit në 1 qershor.

Ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne tha se 42 për qind e popullsisë kanë marrë deri tani të paktën një dozë të vaksinës.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here