Pas vra.sjes me 4 vik.tima dhe 2 të pla.gosur, zbulohen edhe skandalet me hapësirat publike në Velipojë. –



Një operator turistik ka dëshmuar se i ka paguar shtetit mbi 4 milionë lekë lekë dhe ende nuk ka marrë sipërfaqen qe i takon me këtë ndarje. Ai tha e se ka paguar këtë shumë parash për 900 metra katrorë hapësirë, por kjo hapsirë ai ëhstë zënë nga dikush tjetër, ndërsa bën thirrje se shteti nuk ka ndërhyrë për këtë situatë. Për vendosjen e shezlongeve kemi fituar 900 metra katrorë. Ditën e hënë me datë 21, kemi paguar 4 milionë e 300 mijë të vjetra, por nuk ka ardhur njeri, na kanë dhënë vetëm letra, e ne kemi mbetur pa hapësirë.

Unë i kam vendosur çadrat në shenjat ku i kemi pasur vjet. Mua më ka ardhur një person dhe më ka dhënë se gjysma e kësaj hapësirë për të cilën kam paguar, ishte e tija. Mua paratë mi ka marrë shteti dhe po grabit. Unë dua parcelën që kam paguar. Unë jam ankuar edhe në bashkinë e Shkodrës për një problem të tillë, sepse unë sot jam pa çadra dhe vend për pushuesit e mi. Për mua është fajtor kryesor shteti, sepse i kemi paguar paratë, por vendin na e kanë zënë. Nuk kam ku t’i vë shezlonget.” Ishte pikërisht konflikte për hapësirat e vendosjes së shezlongeve në plazh, shkaku që orët e para të ditës së sotme sollën një ngjarje të rëndë me 4 vik.tima dhe 2 të pla.gosur në Velipojë.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *