Kur thua pashkë, mendja të shkon menjëherë tek vezët e ngjyrosura, e më pas te tavolina që shtrohet për të kremtuar këtë festë.

E ku më mirë se në një familje tradicionale korçare mund të festohet ngjallja e Krishtit, në qytetin ku Pashkët Ortodokse festohen masivisht.

Euronews Albania ka vizituar familjen Donaçi, një familje e thjeshtë korçare.

Brunilda, zonja e shtëpisë tregon se cilat janë disa nga gatimet tradicionale të kësaj feste.

“Tani jemi duke gatuar supë me të brendshmet e qengjit, e cila është karakteristike për këtë ditë të shënuar, krahas verës së kuqe, krahas mishit të pjekur po ashtu edhe me sallatat e stinës,” – u shpreh ajo.

Për këtë familje Pashka simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen.

“Në këtë ditë, në ditën e Pashkës, gjithë besimtarët ortodoksë e festojnë me madhështi sepse simbolizon ngjalljen e Zotit, pra jeta triumfon përmbi vdekjen,” – tha Brunilda.

“Ka dy vite që kjo festë po festohet në kushte jo optimale. Njerëzit janë të trishtuar për arsye sepse pandemia ka plagosur mbarë globin, kështu që edhe kjo festë është transformuar.

Nuk po bëhet lirshëm, populli nuk po shkon në kishë siç duhet, ne e kemi traditë që në 12 të natës të shkojmë, marrim dritën e Zotit, thyejmë vezët, përshëndetemi me njeri tjetrin e më pas shkojmë në shtëpi,” – shtoi ajo.

Këtë vit, ashtu si vitin e kaluar disa nga ceremonitë dhe traditat kishtare nuk u zhvilluan, për shkak të rregullave të pandemisë.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here