Vetëm pak orë më parë, Enca publikoi projektin e fundit muzikor “Rakia”, pas të cilit pranoi dhe se do të pijë një shot raki për çdo 200.000 klikime.

Një fabul e krijuar si çdo herë tjetër nga Enca, që kësaj here e ka lënë të dashurin e ka shkuar tek shoku i ngushtë i tij. Me skena të nxehta e provokuese, Enca ka dashur të përcjellë një mesazh ndryshe në këtë projekt.

“Për ata që më pyesin për mesazhin e këngës. Fuqia e femrës, sa keq për ty”, ka shkruar Enca duke theksuar faktin se kur një lidhje merr fund, ai që duhet ta vuajë është djali dhe jo vajza.

Keqardhja duhet të jetë për djemtë, thotë Enca me këngën e saj, e cila në fakt ka treguar përherë shumë vetëbesim në rrjetet sociale. Një pyetje kemi ne, e keni guximin e Encës ju?/revistawho.com



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here