Pak kohë më parë në një intervistë për “Prive”, Ana Kauri konfirmoi se ka nisur një lidhje të re romantike. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” theksoi se partneri i saj nuk është personazh publik dhe se ne nuk do ta mësojmë ndonjëherë cili është ai. Pavarësisht kësaj, disa ditë më vonë faqja “Vipat e Bllokut” publikoi një foto të bukuroshes brune me një djalë që pretendohet të jetë i dashuri i saj. Dyshja shfaqej tepër e afërt teksa pozonte krahë njëri-tjetrit para pasqyrës së ashensorit. E ndërkohë që Ana nuk reagoi pasi imazhi bëri xhiron në rrjet, ajo ka postuar një story sëfundmi në Instagram që i ka thënë të gjitha.

Ajo ka publikuar një video ku tregon një puçër në fytyrë dhe bën deklaratën e fortë. “Kam rënë në dashuri”, shkruan Ana në postim. Mesa duket “misionin” që ish-konkurrentja mori në “Për’puthen” e realizoi më në fund jashtë programit. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here