Kohët e fundit Britney Spears nuk ka qenë në një gjendje të mirë emocionale pas gjyqit me të atin në lidhje me kujdestarinë. Këngëtarja e quajti skllavëri të vërtetë dhe abuzim kujdestarinë duke treguar se ka ndikuar deri tek jeta e saj personale, aq sa nuk ka të drejtë të martohet e të bëjë fëmijë.

Pas kësaj situate të rëndë që po kalon Britney ka nisur pushimet në Hawaii me partnerin e saj Sam Asghari. Këngëtarja u pa e veshur me të bardha, me kapele e shapka.

“Britney është e lumtur që u rikthye në Hawaii. Është vendi i saj i preferuar. Nuk i mërzitet. Ajo do donte të zhvendosej atje, por Sam ka një karrierë në Los Angeles dhe është e vështirë për të. Javët e fundit kanë qenë stresuese për të dy ata. Po përpiqen të kalojnë pak ditë të qeta së bashku”-tha një burim për revistën “People”.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here