Pak kohë më parë moderatori i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu, lajmëroi se ai dhe partnerja e tij Iva Vaqarri do të bëhen prindër për herë të parë. Ndërkohë që bukuroshja bionde është në pritje të ëmbël, të gjithë jemi kurioze të dimë gjinën e bebit. Ajo dhe prezantuesi i njohur e kanë zbuluar sot ekskluzivisht në “Pushime On Top” nga Saranda. Çifti i famshëm do të bëhen prindër një djali dhe duket se Iva e kishte parandjerë. “Unë e ndjeja dhe i thashë Dorit, teksa po shihesha në pasqyrë te ashensori, po më duket vetja si mam çuni”, tha ajo. Ndërsa Dori theksoi: “Unë u ambientova me këtë idenë e çunit dhe u ambientova aq fort sa sinqerisht, tani mezi po pres që është çun”. “E rëndësishme është të ketë shëndetin, sepse si djali dhe vajza për ne është shumë fat që jemi në një pritje kaq të ëmbël”, shtoi Iva.

I pyetur nga Flori Gjini si u njohën, Dori tha: “Gjërat na kanë rrjedhur shumë natyrshëm. Në momentin kur u lidhëm, që gjëja u bë e njohur edhe nga personat e afërt, më pas erdhi fejesa, morëm edhe shtëpinë. Kemi 5-6 muaj që jetojmë bashkë dhe ardhja e fëmijës ishte realisht surprizë për të dy ne.Jo se nuk e kishim menduar, por të them të vërtetën e kishim menduar në një moment të dytë, sa të stabilizohemi pak. Por më mirë kështu, se na bën të ndihemi akoma më mirë, akoma më të fortë“. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here