Kënga e fundit e Stresit “Unë foli i fundit” ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Duket se me këtë projekt ai ka rregulluar marrëdhëniet me disa kolegë e i ka prishur me të tjerë. Kështu, krejt e papritur ishte që ai të ofendonte Ghetto Geasyn dhe Babastars në këtë këngë. “Marre nuk tvjen i thu vetit ma i madhi nven. I dole Ledrit deshmitar ngjyq tash pse be po rren. E ju k*** e tina. Mos tju shof neper bina. Lejeni hip hopin e keni dh* Ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi në këngë dhe kjo pjesë tashmë është bërë virale.

E kur vetë Getoari nuk ka reaguar rreth këtij diss-i, menaxheri i Babastars nuk e ka lënë pa një përgjigje. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai shprehet se reperi nuk ka bërë asgjë gjatë 20 viteve karrierë, përveçse ka blerë klikimet për t’i bërë këngët e tij të duken të suksesshme.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Stresit. Ai shprehet se mjafton të pyes labelin “ThreeDots” për të mësuar për sukseset në karrierën e tij. Gjithashtu reperi shkruan se në fakt ka qenë “Babastars” që e ka hapur lojën e blerjeve të klikimeve.

“Të kallxon familja e madhe 3dots prej kur kam dhez unë dhe nuk shuhem kurrë. Ahhh harrova të them që zippo nuk shuhet kurse ju jeni përdorimsa hahahaha. Harrova të them se ju e keni shpik blerjen e klikimeve”, shkruan Stresi në reagimin e tij.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here